“`html
Koha për të dëgjuar njerëzit: Braçe mbështet protestat dhe thekson rëndësinë e Poliçanit, Libohovës dhe Divjakës
TIRANË – Propozimi i Partisë Socialiste për një reformë të re administrative-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe uljen e numrit të tyre nga 61 në 46, ka nxitur një valë protestash në disa qytete të vendit. Banorë, punonjës të administratës vendore dhe drejtues bashkish kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj draftit, duke e cilësuar atë një vendim që rrezikon përfaqësimin lokal dhe përshpejton shpopullimin e zonave.
Mes reagimeve, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë thirrje për dialog, duke kërkuar që argumentet dhe shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen para se reforma të vijojë më tej në Kuvend. Ai përmend tre bashki me të cilat ka një lidhje të veçantë dhe thekson se është koha që të dëgjohen njerëzit.
POSTIMI I BRAÇES: DUHET T’I DËGJOBJMË NJERËZIT TANI! JO THJESHT UDHEHEQËSIT E BASHKIVE, POR NJERËZIT!
Dita e djeshme ishte e vështirë, për shkak të ndarjes territoriale, administrative të propozuar; reforma duhet të jetë shumë më e madhe se kaq. Tre bashki me të cilat unë kam një lidhje të posaçme – Poliçani, vendi ku unë jam zgjedhur për herë të parë deputet, Divjaka, vendi ku unë kam qenë për 12 vite deputet (nga Poliçani në Divjakë, gjithmonë me votë të drejtpërdrejtë), Libohova, vendi i origjinës – do të shkrihen e bëhen pjesë e bashkive të tjera.
Dita u bë edhe më e vështirë pas protestës në Poliçan, ku morën pjesë banorët dhe socialistët atje; pas fyerjeve të disa portaleve të Lushnjës ndaj Divjakës, të papranueshme dhe të padenja, veçanërisht kur mëson se ndonjë prej tyre është i lidhur. Dhe bashkia e Lushnjës… sot, kur kryetari i bashkisë së Libohovës, në stilin e saj të njohur kombëtarisht, shprehu kundërshtimin e tij, në mënyrë të qetë, të argumentuar dhe qytetare – në Libohovë thonë: ngrije zërin aq sa fjalët e shtëpisë të mos i dëgjojë gjitoni.
Unë mendoj se tani është koha të dëgjojmë njerëzit. Jo thjesht udhëheqësit e këtyre bashkive, por njerëzit – ata nuk janë dëgjuar dhe ky është problem. T’u ndajmë atyre informacion për arsyet dhe çfarë ndodh me ta, me njerëzit pas kësaj ndarje; t’i dëgjojmë mendimet e tyre, argumentet e tyre, t’i debatojmë me ta, të reflektojmë! Është detyrim i procesit ky.
Kini parasysh që nuk kemi të bëjmë me tre njësi administrative të humbura e mbaruar; Libohova ka qenë nënprefekturë që në vitin 1914, ka qenë aty që nga shekulli i katërt para erës sonë; ka qenë qytet përgjithmonë, siç thoshte Moikomi i Madh, nuk ka fshat me kala dhe kullë sahati; Divjaka apo Arnisa e Përjetshme ka qenë aty në 500 vitet e fundit e më herët; është zhvilluar aq shumë në 12 vitet e fundit nga pikëpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale, sa e ka bërë shumë herë Lushnjën të duket shumë prapa, mbetur prapa; Poliçani është një qytet i ndërtuar për nevoja strategjike të industrisë ushtarake, për të cilën jo vetëm flitet, por edhe ka nevojë jetike tani dhe ai – Poliçani – është gati; nuk mund të jetë vetëm Tirana ekonomia e këtij vendi në çdo degë.
Pra, duhet qetësi dhe mençuri për të dëgjuar njerëzit; duhet të dëgjojmë në fillim, pastaj njëri-tjetrin. Ka argumenta plot për të këmbëyer dhe ky nuk është kurrë një proces i ftohtë teknik, por mbi të gjitha njerëzor.
“`
