Tragjedi në Indonezi: Anije me 250 persona përfshihet nga zjarri

Tragjedi në Indonezi: Anije përfshihet nga zjarri, 5 viktima dhe 41 të zhdukur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indonezi, ku një anije është përfshirë nga flakët pranë ishullit Madura. Si pasojë, të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, ekipet emergjente janë aktualisht në operacione intensive në det për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur. Në momentin kur shpërtheu zjarri, në bord ndodheshin rreth 250 pasagjerë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente dramatike të evakuimit, ku disa pasagjerë janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë një pjesë të konsiderueshme të anijes.

Autoritetet indoneziane nuk kanë bërë të ditura ende shkaqet e zjarrit, numrin përfundimtar të personave që ndodheshin në bord, si dhe itinerarin e saktë të udhëtimit të anijes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare pranë ishullit Madura për gjetjen e mundshme të personave të tjerë.

Scroll to Top