Sulm me gërshërë në Londër: 4 të plagosur, grua e arrestuar

Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua

Katër persona u dërguan në spital pas një sulmi me mjet prerës në qendër të Londrës të mërkurën pasdite. Ngjarja ndodhi në Edel Street, pranë zonës Covent Garden, rreth orës 12:30 sipas kohës lokale. Shërbimet e emergjencës u njoftuan për një incident të dhunshëm.

Sipas Shërbimit të Ambulancës së Londrës, ekipet mjekësore i dhanë ndihmën e parë katër personave të plagosur në vendngjarje, para se t’i transportonin në një qendër të specializuar për trajtimin e traumave. Të plagosurit janë katër burra të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç.

Policia Metropolitane e Londrës bëri të ditur se ka arrestuar një grua 47-vjeçare në lidhje me sulmin. Autoritetet deklaruan se hetimi është ende në fazat fillestare, por dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me probleme të shëndetit mendor.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje sekuestruan edhe një palë gërshërë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Scroll to Top