Politika e Serbisë: Mes Rusisë, Ukrainës dhe Kosovës

“`html

Pandeli Majko: Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë në udhëkryq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë. Ai e lidh këtë veprim shtetëror me trajtimin e serbëve nga autoritetet në Prishtinë, duke shtuar: “… dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”.

Në hapësirën europiane ku Serbia dëshiron të bëjë pjesë, reflekse të tilla vijnë nga periudha përpara se qytetërimi të shkruante ligjet. Duket se Aleksandër Vuçiç dëshiron që “marrëdhënien me shqiptarët” ta bëjë fabulën e zgjedhjeve elektorale në Serbi. Presidenti i Serbisë e vendosi edhe vizitën e presidentit të Ukrainës, Zelenski, në Beograd, në kontekstin e pyetjes retorike: “A kanë pasur shqiptarët goditje më të fortë se kjo në 14 vitet e fundit?”.

Në fakt, vizita e presidentit Zelenski në Beograd ngre pikëpyetje thelbësore për seriozitetin e politikës shtetërore serbe. Vështirë të gjesh një precedent tjetër ku një shtet që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian refuzon të ndjekë politikën europiane me Rusinë, për shkak të marrëdhënieve të veçanta me Moskën. Vështirë të gjesh një rast në histori, kur nga një komb si ai serb shkojnë me qindra vullnetarë për të luftuar në krah të rusëve në Ukrainë, ndërsa qeveria e tyre bën tregti armësh me Kievin.

Të “gëzohesh” pse presidenti ukrainas, për arsye të rrethanave të vendit të tij, nuk njeh Kosovën nuk është sukses. Të “vrasësh” me armë serbe, vullnetarët serbë që luftojnë kundër Ukrainës – ky është një guxim që tejkalon edhe “ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër”.

Të presësh presidentin e një vendi që është në luftë me Rusinë, e cila ka bërë më shumë për Serbinë në dy shekujt e fundit, duhet një guxim që nuk e “lan” as lumi Ibër.

Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë është në një udhëkryq. Ajo duhet përkthyer serbëve… dhe jo shqiptarëve! Kjo politikë të kujton veç përrallën e Andersenit të mbretit lakuriq…!

“`

Scroll to Top