SHBA: Pesë persona të vrarë në Oregon, i dyshuari gjendet i vdekur
Pesë persona janë gjetur të vrarë në një zonë rurale pranë Forest Grove, në shtetin amerikan të Oregonit. I dyshuari për krimin është gjetur gjithashtu i vdekur, dhe autoritetet dyshojnë se ka kryer vetëvrasje.
Viktimat u zbuluan të shtunën brenda një banese, pas një telefonate për një automjet të përfshirë nga flakët. Në vendngjarje u gjetën gjithashtu disa kafshë shtëpiake të ngordhura.
Sherifja e Qarkut Washington, Caprice Massey, e përshkroi skenën si një nga më të rëndat që kishte parë gjatë 22 viteve të saj në detyrë.
I dyshuari është identifikuar si Benjamin Charles Parker, 36 vjeç. Ai u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në Inumklo, në Qarkun Washington, rreth 72 kilometra nga Seattle. Autoritetet besojnë se Parker i ka dhënë fund jetës së tij.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e këtyre ngjarjeve.
