Netanyahu: Irani tentoi të vrasë djalin tim!

Netanyahu shokoi me deklaratë: Irani tentoi të vrasë djalin tim!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë, duke akuzuar Iranin për tentativë vrasjeje ndaj njërit prej djemve të tij. Netanyahu nuk ka dhënë detaje specifike rreth mënyrës apo rrethanave të këtij incidenti të dyshuar.

Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, e cila u publikua të hënën. “Ky është një rast i pabesueshëm. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë,” ka thënë Netanyahu.

I pyetur nëse kjo informacion i përkiste të dhënave të komunikuar, kryeministri izraelit e ka ripërsëritur pretendimin, duke e lidhur atë me rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë. Sipas tij, ky kërcënim e bën edhe më të domosdoshme marrjen e masave mbrojtëse, pasi pa to, sulmi ndaj djalit të tij mund të kishte pasur pasoja të tjera.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit ka bërë thirrje për përmbajtje, veçanërisht në një periudhë politike dhe elektorale të ndjeshme.

Netanyahu ka shtuar se ka kontaktuar drejtorin e Shin Bet, David Zini, duke i kërkuar të sigurojë mbrojtje adekuate për të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit.

Scroll to Top