Kuvendi nis punimet më 8 shtator, protestuesit paralajmërojnë rrethimin e godinës

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, protestuesit paralajmërojnë rrethimin e godinës

Publikuar më 04.09.2026

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare më 8 shtator 2026, në orën 17:00, pas përfundimit të pushimeve të verës.

Në mbështetje të urdhrit nr. 51, datë 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike të sesionit të ri.

Sipas rendit të përcaktuar në dokumentin zyrtar, punimet do të nisin me çeljen e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalet e seancës së fundit plenare, të zhvilluar më 27 korrik 2026.

Në rendin e punimeve janë përfshirë gjithashtu njoftimet zyrtare mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protesta. Organizatorët kanë njoftuar se më 8 shtator tubimi do të përshkallëzohet, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të rrethojnë edhe godinën e qeverisë.

Prej 97 ditësh tashmë ‘Revolucioni Flamingo’ vijon çdo ditë tubimet në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Scroll to Top