Zjarre Himarë e Fier: Rama siguron kontroll, vlerësohen dëmet

Himara dhe Fieri përballen me orë tmerri; Rama reagon për zjarret: Nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas orëve të vështira të përjetuara mbrëmjen e kaluar në Himarë dhe Fier për shkak të zjarreve. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se situata është aktualisht nën kontroll, por vijon puna për identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, shkruan Rama.

Scroll to Top