Avion Amazon del nga pista në Miami, shpërthen në flakë

VIDEO/ Aeroplani i Amazon del nga pista në aeroportin e Miamit, përfshihet nga flakët pas përplasjes me automjete

Kaos është përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, pasi një aeroplan mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes dhe është përplasur me disa automjete.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas incidentit. Aeroplani duket jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa pjesa e tij është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, bëri të ditur Departamenti i Zjarrfikësve në një deklaratë.

Sipas autoriteteve, nga incidenti ka edhe persona të plagosur.

“Zjarrfikësit po punojnë për të shuar zjarrin, ndërsa ka shumë të plagosur”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit. Ndërkohë, në aeroport është krijuar kaos dhe janë marrë masa për menaxhimin e situatës.

Scroll to Top