Çmimi i naftës kalon 100 dollarë për shkak të tensioneve

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit çojnë në rritjen e çmimit të naftës, duke kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi.

Përshkallëzimi i situatës në Ngushticën e Hormuzit ka shkaktuar reagime të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Nafta e llojit Brent u rrit me 3.4%, duke arritur në 101.21 dollarë për fuçi. Ky nivel shënon për herë të parë që nga korriku tejkalimin e pragut psikologjik të 100 dollarëve.

Edhe nafta amerikane WTI regjistroi një rritje prej 3.25%, duke arritur në 96.05 dollarë për fuçi.

Analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e zgjatur e transportit në Ngushticën e Hormuzit mund të ketë pasoja të mëtejshme për furnizimin global me energji dhe për çmimet e karburanteve.

Scroll to Top