3000 Apartamente të Reja për të Rinj: 50% Subvencion Qiraje

Ibrahimaj: 3 mijë apartamente për të rinjtë, qeveria do të subvencionojë 50% të qirasë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit ka njoftuar se 3 mijë apartamente do të vihen në dispozicion të të rinjve, nëpërmjet një programi që parashikon subvencionimin e 50% të qirasë.

Programi do t’u drejtohet kryesisht:

  • Studentëve që kanë përfunduar studimet e larta,
  • Profesionistëve të rinj,
  • Çifteve të reja.

Paketa pritet të miratohet në muajin tetor, ndërsa aplikimet do të hapen brenda këtij viti. Fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit 2027.

Sipas Ministres, në periferi të Tiranës ka apartamente me çmime të përballueshme, veçanërisht ato me sipërfaqe të vogla, të cilat janë më të përshtatshme për të rinjtë dhe jo për familjet e mëdha.

Ajo shtoi: “Prandaj e kemi theksuar që programi do t’u dedikohet profesionistëve që sapo kanë përfunduar shkollën e lartë. Ky është një proces që aplikohet në të gjitha vendet e botës, duke u dhënë mundësi të rinjve”.

Ministrja theksoi se gjatë një viti janë analizuar nevojat e tregut dhe se programi synon t’u përgjigjet nevojave për strehim të të rinjve shqiptarë, duke lehtësuar kështu barrën financiare të qirasë përmes subvencionimit.

Skema parasheh subvencionimin e qirasë në masën 50% për apartamente ku qiraja mujore është deri në 400 euro.

Scroll to Top