Sali Berisha kthehet nga SHBA: Ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës time
Publikuar më 12.09.2026
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas kthimit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku e cilësoi vizitën si “udhëtimin më ripërtëritës të jetës”.
“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, është se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Berisha u ndal të fliste dhe për takimet që pati me shqiptarët që jetojnë e punojnë në SHBA.
“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më parë dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe SHBA-së për të përmbysur komunizmin, kësaj here regjimin që mbahet nga droga dhe dogma e komunizmit. Diaspora ka luajtur rol të pazëvendësueshëm, e gjeta 30 herë më shumë, ndoshta, më të fuqishme…”, tha Berisha.
Berisha vizitoi SHBA-në pesë vite pasi u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shpallur “non grata”. Ai ishte ftuar në konventën e Partisë Republikane.
