Rama në Vlorë: Diskutim për reformën territoriale me PS e qytetarë

Video/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në Vlorë! Takim me strukturat e PS dhe qytetarët për reformën territoriale

Publikuar më 12.09.2026 nga Shek

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me strukturat e qarkut. Raportohet se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës të qytetit bregdetar, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jetë reforma territoriale.

Në takim marrin pjesë edhe ministri Ervin Demo, ministri Arbjan Mazniku, si dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi.

Përveç strukturave politike, në takim marrin pjesë edhe qytetarë, me diskutimet që pritet të përqendrohen te ndryshimet në organizimin territorial dhe administrimin vendor.

Takimi i Ramës në Vlorë vjen në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe qytetarët për çështje që lidhen me zhvillimin dhe administrimin vendor.

Scroll to Top