“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”: 1700 biznese kanë shprehur interes për financim
1700 biznese të vogla dhe të mesme kanë shprehur interes për të përfituar financim me norma interesi të ulëta, duke filluar nga 2-3%, në kuadër të iniciativës “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se sipërmarrjet tashmë mund të aplikojnë online dhe të ndjekin të gjithë procesin përmes platformës e-Albania. Ajo shtoi se interesi në fazën e parë të këtij programi rezulton të jetë i lartë.
Kërkesat për financim nga bizneset janë kryesisht të lidhura me zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit.
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ka si synim përmirësimin e aksesit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim. Ky objektiv realizohet përmes garancisë sovrane të shtetit për kredi deri në 2 milionë euro, me një afat maturimi deri në 10 vjet.
