Sulme Kibernetike në Zgjedhjet Ruse: Rusia Akuzon Ukrainën

Mbi 1 mijë sulme kibernetike ndaj zgjedhjeve: Rusia akuzon Ukrainën

Komisioni Zgjedhor i Rusisë ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor parlamentar, i cili ka nisur të premten, janë regjistruar më shumë se 1 mijë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës zgjedhore.

Kreu i Komisionit Zgjedhor, Ella Pamfilova, deklaroi se bëhet fjalë për sulme DDoS, të cilat synojnë të mbingarkojnë sistemet me një numër të madh kërkesash të njëpasnjëshme, duke shkaktuar probleme në funksionimin e tyre.

Sipas Pamfilovës, sulmet janë kryer nga grupe “shumë profesionale dhe të koordinuara mirë”, të cilat kanë përdorur edhe mjete të inteligjencës artificiale. Ajo theksoi se sulmet kanë ardhur kryesisht nga jashtë Rusisë.

Kreu i Komisionit Zgjedhor shtoi se janë shënjestruar edhe sistemet e telekomunikacionit në vend. Sipas saj, sulmet “mbartin shenja të ndërhyrjes së Ukrainës”, një pretendim i paraqitur nga autoritetet ruse.

Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, e dyta e votimit, Komisioni Zgjedhor kishte raportuar një “sulm kibernetik shumë të fortë” ndaj sistemit të votimit elektronik. Autoritetet thanë se sulmi ka vijuar gjatë gjithë ditës.

Zgjedhjet parlamentare në Rusi po zhvillohen edhe në mënyrë elektronike në rreth 30 zona të vendit.

Scroll to Top