Trump & Xi Jinping: Momenti qesharak në Shtëpinë e Bardhë

Trump i tregon Xi Jinping portretin satirik të Biden, presidenti kinez shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Presidenti kinez Xi Jinping shpërtheu në të qeshura gjatë një momenti të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti amerikan Donald Trump i tregoi një portret satirik të ish-presidentit Joe Biden.

Trump shoqëroi homologun e tij kinez gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, ku u treguan portretet e presidentëve amerikanë të ekspozuara në korridor. Gjatë turit, Trump i tregoi Xi-t edhe mënyrën satirike me të cilën ishte paraqitur Biden.

Në një video të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump shihet duke i treguar Xi Jinping portretet e ekspozuara në korridor. Pasi tregon portretin e tij, Trump i drejtohet presidentit kinez duke i thënë: “Dhe ky është stilografi… Është Biden.”

Pas kësaj, Xi Jinping shpërtheu në të qeshura, ndërsa një prej ndihmësve të tij ndërhyri për t’ia përkthyer në mandarinë atë që sapo kishte thënë Trump.

Momenti vjen pasi Trump kishte zëvendësuar më herët portretin tradicional të Joe Biden me një imazh satirik që paraqet një stilograf, duke e përdorur atë si një koment simbolik ndaj ish-presidentit amerikan.

Videoja e këtij momenti ka tërhequr vëmendje për reagimin e Xi Jinping dhe mënyrën informale me të cilën Trump i prezantoi homologut kinez ekspozitën e portreteve në Shtëpinë e Bardhë.

Scroll to Top