Në prag të ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, një analizë e historisë së këtyre përballjeve zbulon një dominim të theksuar të skuadrës serbe.
Deri më tani, të dyja skuadrat janë përballur 11 herë, duke përfshirë edhe takimet kundër ish-Jugosllavisë. Nga këto 11 ndeshje, 3 kanë qenë drejtpërdrejt mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa 8 të tjera janë zhvilluar kundër ish-Jugosllavisë.
Fitorja e vetme e Shqipërisë daton në 14 tetor 2014, kundër ish-Jugosllavisë, me rezultatin 0-3 në tavolinë. Kjo fitore luajti një rol kyç në kualifikimin e Shqipërisë për në Europianin e vitit 2016, duke i siguruar 14 pikë.
Përveç kësaj fitoreje, Shqipëria nuk ka arritur të triumfojë kurrë më tej. Serbia ka regjistruar 8 fitore, ndërsa dy takime të tjera janë mbyllur në barazim. E fundit nga këto ishte në qershor, në Tiranë.
Ndeshja e sotme ofron një mundësi për Shqipërinë të synojë një tjetër fitore, e cila pa dyshim do të ishte historike.