Zgjedhjet Lokale në Kosovë: VOTONI TANI!

Kosova po zgjedh sot drejtuesit e pushtetit lokal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit ka filluar në të gjitha qendrat e hapura në vend. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se mund të ketë pasur vetëm vonesa të vogla në disa vendvotime specifike. Ai po ashtu theksoi se materiali zgjedhor është shpërndarë në kohë dhe ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë aktivisht në këto zgjedhje.

Gjatë konferencës së parë për media të ditës, Elezi ka bërë të ditur se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar probleme teknike me platformën e rezultateve preliminare, një platformë që pati hasur vështirësi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Leave a Comment

Scroll to Top