ArkivaLajmeneutrale

Trump zbulon negociatorin e paqes Izrael-Hamas

Presidenti Donald Trump, gjatë një fjalimi para parlamentit izraelit, ka identifikuar Stiv Witkoff si personin që ka luajtur një rol kyç në arritjen e planit të paqes mes Hamasit dhe Izraelit.

Trump theksoi aftësitë e jashtëzakonshme të Witkoff si negociator dhe tregoi për një takim të tij prej 5 orësh me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit ata diskutuan “gjëra interesante”.

“Ky është fillimi i një epoke,” deklaroi Trump. “Duhet të shpreh mirënjohjen për punën e bërë. Brezat do të kujtojnë se gjithçka do të ndryshojë për mirë. Do të jetë epoka e artë e Izraelit dhe të Lindjes së Mesme që do të punojnë bashkë.”

Ai shtoi: “Të gjithë u munduan. Dua të falënderoj mikun tim Stiv Witkoff. Ai u zgjodh nga unë. Kishte aftësi të jashtëzakonshme negocimi. I telefonova Steve Witkoff dhe ai ishte në një takim në fakt. Ai ishte takuar me Putinin dhe 3 orë ose 4 bisedime me pas aq orësh i thashë; për ça dreqit po flisnit për 5 orë? Më tha; për disa gjëra interesante. Ai është një talent. Është negociator i shkëlqyer. Faleminderit Witkof.”

Lini një Përgjigje