BotaKryesoreneutrale

Trump nga Izraeli: Lufta, Ushtria SHBA & Paqja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një deklarate në kuvendin izraelit, theksoi se ushtria amerikane është më e madhja në botë dhe se SHBA ka zgjidhur 8 luftëra brenda 8 muajve të mandatit të tij.

Ai përmendi kontributin e Jared Kushner në realizimin e “Marrëveshjes Abrahamike” dhe prezencën e figurave të tjera si Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes.

Trump deklaroi: “Kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë. Mendoj se kemi zgjidhur 8 luftëra në 8 muaj… tani që pengjet janë rikthyer në shtëpi.”

Ai e krahasoi qasjen e tij me atë të Hillary Clinton, duke thënë: “Hillary Clinton tha në debat se ai do të hyjë në luftë me të gjithë se ai ka personalitet për të hyrë në luftë, por unë kam personalitet për t’i dhënë fund luftërave.”

Trump theksoi forcën e SHBA-së: “SHBA ka ushtrinë më të fortë dhe më të madhe në botë, kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar, shpresoj të mos i përdorim.” Ai shtoi se fuqia ushtarake ka çuar drejt paqes.

Duke iu referuar sulmeve të 7 tetorit 2022, Trump tha: “Ky tmerr filloi 2 vite më parë në një kohë feste kur mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Mizoria e 7 tetori 2022 goditi shpirtin e njerëzimit. SHBA qëndroi me ju.”

Lini një Përgjigje