Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të Forumit të Investimeve BE-WB6.
Ajo zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, von der Leyen theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.
“Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi,” tha ajo pas takimeve.
Vizita nxjerr në pah rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe thellimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.