Ushtria Izraelite Hap Zjarr Ndaj Shkelësve të Kufirit

Forcat e armatosura izraelite kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar që kaluan zonën e armëpushimit, e cila shtrihet rreth 155 km².

Sipas një njoftimi të Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit (IDF), fillimisht janë bërë përpjekje për t’i paralajmëruar, por të dyshuarit nuk u janë bindur dhe kanë vazhduar afrimin. Për pasojë, forcat ushtarake kanë hapur zjarr për të neutralizuar kërcënimin.

IDF i ka bërë thirrje banorëve të Gazës që të respektojnë udhëzimet dhe të mos i afrohen forcave të dislokuara në zonë.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite janë tërhequr, por ende kontrollojnë rreth 53% të Gazës.

Në njoftimin e plotë, IDF sqaron se të dyshuarit u panë duke kaluar vijën e verdhë dhe duke iu afruar trupave të IDF-së në pjesën veriore të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes. Raportet për depërtimin e terroristëve në pozitat e IDF-së u cilësuan të pasakta.

Leave a Comment

Scroll to Top