Parlamenti francez po kalon një moment historik, duke kujtuar periudhën e De Gaulle. Kryeministri Sébastien Lecornu, i treti i emëruar nga Presidenti Macron brenda një viti, ka një sfidë të madhe për të siguruar mbijetesën e qeverisë së tij. Ai u paraqit përpara Asamblesë Kombëtare për të prezantuar prioritetet buxhetore, me rrezikun e rrezimit të qeverisë dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Forcat politike, duke përfshirë të djathtën e Marine Le Pen dhe të majtën radikale të Mélenchonit, kishin mbledhur shumicën e nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Vetëm Partia Socialiste, e udhëhequr më parë nga François Hollande, mbante në dorë fatin e qeverisë dhe të Francës.
Si kusht për mbështetjen, Partia Socialiste i kërkoi kryeministrit anulimin e reformës së pensioneve, e cila kishte rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Në përpjekje për të shmangur krizën, kryeministri Lecornu njoftoi pezullimin e reformës së pensioneve, një ndër temat më simbolike të presidencës së Macronit.
Ky vendim duket se ka sjellë miratim nga socialistët, duke dhënë shpresë për qeverinë. Megjithatë, votimi përfundimtar për mocionin e mosbesimit do të bëhet nesër. Pezullimi i reformës ka gjasa të parandalojë bashkimin e socialistëve me ekstremet kundër qeverisë, duke shmangur kështu një krizë politike të madhe për Francën dhe Europën.