Mediat izraelite dhe katariane raportuan të martën se Hamasi do të dorëzonte trupat e disa pengjeve, pas presionit nga Izraeli.
Në fund, katër trupa u dorëzuan në Izrael nëpërmjet Kryqit të Kuq pas orës 22:30. Hamasi nuk i dha emrat e pengjeve, të cilët do të identifikohen nga shërbimi mjeko-ligjor izraelit.
Më herët, u njoftua se pika kufitare e Rafah nuk do të hapet të mërkurën, siç ishte kërkuar nga marrëveshja e armëpushimit.
Izraeli akuzon Hamasin se nuk ka përmbushur angazhimin për të kthyer trupat e të gjithë pengjeve të vdekur. Dorëzimi i vetëm katër trupave të martën ka shkaktuar acarim në palën izraelite.