Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar vizat e disa individëve që festuan publikisht vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe i njohur për debatet politike në kampuset universitare, u vra nga një snajper në Utah muajin e kaluar gjatë një fjalimi.
Në ditëlindjen e Kirkut, Departamenti i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë detyrim të presin të huaj që u dëshirojnë vdekjen amerikanëve”.
Përmes postimeve në X, u shfaqën mesazhe nga gjashtë persona nga Gjermania, Argjentina, Meksika, Brazili, Paraguai dhe Afrika e Jugut. Këta individë dyshohet se kanë shprehur gëzim për vdekjen e Kirkut, duke përdorur komente fyese dhe raciste.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se këto postime janë vetëm disa shembuj të të huajve që nuk janë më të mirëpritur në SHBA, dhe se do të vazhdojë të identifikojë ata që festuan vdekjen e Kirkut.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha Kirkut pas vdekjes Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil i vendit. Medaljen e mori e veja e tij, Erika.