Lajmeneutrale

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për Dhomën e Specializuar

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet zëdhënësit të saj Arlind Manxhuka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit ndaj Partisë.

Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka ngritur disa pyetje drejtuar Ramës, të cilat kërkojnë sqarime.

Ndër pyetjet kryesore që Manxhuka i ka drejtuar Ramës janë:

  • A ka mbështetur Rama themelimin e Gjykatës Speciale dhe nëse ka ardhur me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët ta votojnë atë?
  • Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV-së rreth Gjykatës Speciale? A e ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe protestuar kundër themelimit të saj?
  • Në cilat organizata ndërkombëtare (OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, NATO) dhe në çfarë datash Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë?

Sipas Manxhukës, çështjet e tjera janë vetëm për konsum personal dhe jo për konsum të brendshëm politik.