Mot parashikuar: Vranësira, shi e erë të fortë
Për datën 17 tetor 2025, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e para të mëngjesit dhe paradites, priten reshje shiu me intensitet mesatar. Në zonat jugperëndimore, reshjet mund të jenë lokalisht me intensitet të lartë, shoqëruar me shtrëngata. Më pas, reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes, në zonën e qendrës priten reshje lokalisht me intensitet të lartë.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me një shpejtësi mesatare prej 10 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.