Kryeministri Edi Rama, përmes Taulant Ballës, kërkon t’i rrëmbejë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit. Sipas Gazment Bardhit, ky veprim paraqet një përpjekje të mazhorancës për të marrë kontrollin e kësaj hapësire parlamentare dhe për të bashkëdrejtuar Këshillin.
Bardhi thekson se Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por për të përfituar Shqipëria, duke kritikuar vonesat e Ramës në nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë një regres të papranueshëm në rolin institucional të opozitës në Kuvend dhe në procesin e integrimit.
Bardhi nënvizon se procesi i integrimit europian duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe demokratik, dhe çdo përpjekje për ta kthyer atë në pronë personale është një hap prapa për vendin dhe nuk i shërben aspiratës së përbashkët për anëtarësim në BE.
