Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në Tiranë për shpërndarje droge. Personat, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kanabisi në formë xhelatine, u kapën në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.
Gjatë operacionit të koduar “STOP”, policia sekuestroi 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, rreth 802 gramë kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
