BotaKryesoreneutrale

Trump Takon Andrea Bocelli në Shtëpinë e Bardhë

Tenori i njohur italian Andrea Bocelli ka vizituar Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Asistentja e Trump, Margo Martin, publikoi një video në platformën X që tregon momentin e vizitës. Tenori italian ka dhënë një performancë të improvizuar brenda Zyrës Ovale, ndërsa Presidenti Trump qëndronte pas tryezës presidenciale “Resolute Desk” dhe Bocelli ishte para tij, i veshur me kostum të zi dhe me syze dielli.

“Dëgjoni këtë”, u shpreh Trump ndërsa filloi të luhej kënga “Time to Say Goodbye” në Zyrën Ovale. Bocelli filloi të këndonte bashkë me muzikën, duke shpërthyer më pas në të qeshura.

Një video tjetër, gjithashtu e postuar nga Martin, tregon Trumpin dhe Bocellin duke biseduar pranë tryezës së presidentit dhe duke dëgjuar një incizim të një prej këngëve të Bocellit.

Trump u tha gazetarëve se Bocelli do të performonte në Shtëpinë e Bardhë më 5 dhjetor, dy ditë para ceremonisë së nderimit në Qendrën Kennedy, sipas raportimeve nga Deadline.