SPAK dërgon për gjykim bandën “Çopja”, akuza për krime të rënda

SPAK Dërgon Për Gjykim Grupin “Çopja”, Një Nga Bandat Më Të Dhunshme Në Shqipëri

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar të shtunën dërgimin për gjykim të një prej grupeve kriminale më të dhunshme dhe më të rrezikshme në historinë e re të vendit, ndërsa disa prej drejtuesve të grupit janë ende në arrati.

Grupi, për të cilin prokurorët besojnë se drejtohet nga vëllezërit Çopja, u përfshi në një përplasje të përgjashkshme me një grup rival në zonën e Elbasanit, gjë që solli, mes viteve 2018 dhe 2023, një seri të gjatë atentatesh dhe vrasjesh të ndërsjella.

Gjithsej 33 të pandehur akuzohen në lidhje me 33 ngjarje kriminale, përfshirë katër vrasje me gjashtë të vrarë dhe dy të plagosur, dy vrasje të mbetura në tentativë, katërmbëdhjetë vepra penale në formën e sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje, si dhe akuza për korrupsion të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, pastrim parash, e të tjerë.

Dy ish-oficerë policie janë akuzuar si pjesë e grupit, ndërsa zyrtarë të tjerë bashkëpunues kanë mbetur deri më tani të paidentifikuar.

Nga krerët e grupit, Franc Gergely (Çopja) është arrestuar në Dubai dhe është ekstraduar për në Belgjikë, ku përballet me akuza për vrasje nga autoritetet atje, ndërsa Hajdar Çopja është aktualisht në arrati. Në arrati vijon të jetë edhe Talo Çela, i dyshuar si personi që organizoi apo kreu disa prej vrasjeve të grupit.

Drogë dhe Vrasje

Sipas prokurorëve, vëllezërit Çopja u angazhuan fillimisht në trafik droge në Itali në vitet 2005 dhe 2006 dhe patën një karrierë të suksesshme duke arritur të ngrihen në nivelin e trafikantëve të mëdhenj, të aftë për të transportuar sasi të konsiderueshme droge nga Amerika Latine drejt Evropës, Afrikës dhe Azisë, ndërsa parkonin paratë përmes personave fasadë në investime në prona të patundshme apo në kompani ndërtimi në Shqipëri.

“Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit, ku përmes personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme, “cash””, thuhet në njoftimin e SPAK të publikuar të shtunën.

“Gjithashtu [Franc Çopja] ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/koperturë, me qëllim pastrimin e parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal”, shkruhet më tej në njoftim.

Forca financiare e grupit, e vlerësuar në dhjetëra miliona euro, vërehet edhe në faktin që prokurorët arritën të sekuestrojnë mbajtura vetëm në kriptovaluta si dhe dhjetëra prona të tjera.

Elbasani ka qenë zona me aktivitet veçanërisht të ngjeshur kriminal, ku disa grupe janë goditur gjatë viteve të fundit falë zbërthimit nga autoritetet franceze të aplikacionit Sky ECC, një aplikacion komunikimesh të cilën përdoruesit besonin se ishte i sigurt dhe i papërgjueshëm.

Njoftimi i SPAK

SPAK dërgon për gjykim procedimin penal ndaj vëllezerve Çopja dhe 31 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve:

  • Franc Gergely alias Franc Çopja
  • Hajdar Bako alias Hajdar Çopja
  • Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
  • Talo Çela
  • Altin Ndoci
  • Arzen Mama
  • Eljo (Ervis) Bitri
  • Maksim Koçi
  • Dashnor Dumani
  • Ado Xhika
  • Arzen Hysa
  • Çopja Xhimi Hoxha
  • Guri Biba
  • Leonardo Ramani
  • Ervis Daka
  • Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
  • Altin Kamami
  • Martin Musaj
  • Agustin Çinari
  • Arben Lamçja
  • Arjan Ormenaj
  • Dorian Dyli
  • Maklen Mici
  • Bashkim Lika
  • Klajdi Merkaj
  • Armis Stafa
  • Renato Musaku
  • Rexhino Doçi
  • Matilda Hoxholli
  • Pajtime Fetah
  • Denada Toda
  • Klodian Sinameta
  • Leon Ramani

Veprimtaria e organizatës “Çopja”

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja (përmes dërgimit të letërporosive për paketën e kodeve PIN SKYECC), është evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e një organizate kriminale, e njohur si “Çopja”. Ajo drejtohej nga vëllezërit Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja dhe është përfshirë në:

  • Vrasje me pagesë dhe tentativa për eleminimin e kundërshtarëve.
  • Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës.
  • Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë.
  • Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative.
  • Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Veprimtaria kriminale e vëllezërve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërdarë sasi të vogla të lëndës narkotike të llojit kokainë. Ndërsa me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të mirëfilltë, e cila në bashkëpunim edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinë e saj kriminale në trafikimin e drogave të forta, kryesisht të kokainës. Në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve (përmes ekzekutimeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.

Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale

  • Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e Organizatës
  • Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo) – Organizator i vrasjeve.
  • Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatës, me grup ekzekutorësh me pagesë.
  • Anëtarë të organizatës, të cilët kanë siguruar mjete logjistike si automjete, armë, municion, lëndë plasëse eksplozive ose kanë luajtur rolin e vëzhguesve dhe informatorëve: Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerë), Dashnor Dumani, Dorian Shkoza (i ndjerë), Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerë), Ervis Daka, Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Ervis Hysa Çopja, Ervis Daka, Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Lidhjet në organet e Drejtësisë:

  • Pajtime Fetah, ish-gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
  • Denada Tode, sekrete gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
  • Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.

Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):

  • Agustin Çinari, punonjës policie pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
  • Martin Musaj, punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
  • Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.

Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:

Organizata kriminale “Çopja” ka investuar një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga trafiku ndërkombëtar i drogës në Shqipëri, kryesisht në sektorin imobiliar (blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, bare, restorante dhe sipërfaqe tokash) në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Është evidentuar përdorimi i sektorit të ndërtimit dhe i personave të tretë për të injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme “cash”. Gjithashtu, janë hapur apo përdorur operatorë ekonomikë ekzistues, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke shërbyer si kamuflazh për pronarët “de facto”, me qëllim pastrimin e parave.

Shtetasi Franc Gergely (Çopja) ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme “cash” përmes zyrave të këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar. Kjo bëhej me qëllim për të kryer pagesën për ngarkesat e lëndës narkotike (në vendet e origjinës si Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), për vrasje apo investime për llogari të tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në interes të hetimeve, është bërë e mundur evidentimi i zyrës së këmbimit valutor me emër tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE.

Faktet Penale

  • “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në afërsi të restorantit Dervishaj, aksi rrugor Tiranë – Elbasan.
  • “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 1.7.2019, në fshatin Broshkë, Elbasan.
  • “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin.
  • “Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.9.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.
  • “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.1.2020, në Elbasan.
  • “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në Berat.
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej (planifikuar në periudhën nëntor 2019 – janar 2020, pas karantinës në vitin 2020, shtator 2020, korrik – nëntor 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani (planifikuar në periudhën korrik – tetor 2020, tetor – nëntor 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Qani Alibej (planifikuar në shtator 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arjan Spahiu (planifikuar në periudhën dhjetor 2019 – janar 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Spahiu (planifikuar në periudhën nëntor 2020 – janar 2021).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Rigers Spahiu (planifikuar në periudhën janar 2020 – janar 2021).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Everest (Ibrahim) Caka (planifikuar në periudhën janar 2020 – nëntor 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Ardian Çollaku (Subashi) (planifikuar në muajt korrik – nëntor 2020).
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Aldo Baho (planifikuar në muajt maj – gusht 2020, korrik – gusht 2020).
  • “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan.
  • “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama.
  • “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pjesëmarrës në Organizatë” nga punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari.
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Arben Spahiu dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga punonjësi i policisë shtetasi Martin Musaj.
  • “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatë periudhës shtator – tetor 2020, në Elbasan.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa.
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nëna e vajzës së tij shtetasja Matilda Hoxholli, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
  • “Përkrahja e autorit të krimit (shtetasit Talo Çela)”, kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatë viteve 2020 – 2021 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
  • “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta.
  • “Moskallëzim krimi”, kryer nga shtetasi Leon Ramani.
  • “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në Fier.
  • “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

Sekuestrimet

Janë sekuestruar më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë.

Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.

Scroll to Top