Minatorët e Spaçit në protestë: Kërkesat e pamarrë seriozisht

Minatorët e Spaçit vijojnë protestën, mungon përgjigjja nga kompania

Minatorët e Spaçit po vijojnë protestën e tyre për të 13-tën ditë radhazi. Pavarësisht kushteve atmosferike të vështira dhe reshjeve të shiut, punëtorët janë mbledhur që prej orës 06:00 të mëngjesit, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat e tyre.

Ata mbeten të vendosur për të mos ndalur protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga drejtuesit e kompanisë. Edhe pse sot është dita e 13-të e protestës, asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur në vendin e protestës. Punëtorët nuk kanë mundur të zhvillojnë asnjë bisedë me përfaqësues të firmës apo të marrin sqarime mbi situatën.

Sipas kontratës kolektive, minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, pagesa të prapambetura dhe garantimin e të drejtave të tyre. Gjatë protestës ata e kanë cilësuar situatën si të rëndë dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë në protestë për sa kohë kërkesat nuk merren seriozisht nga kompania.

Scroll to Top