Plani Paqe SHBA-Evropë për Ukrainën, Starmer propozon: Trump model

Putin nuk tërhiqet, Starmer propozon planin e Trump për Gazën edhe në Ukrainë: SHBA-ja dhe Europa të hartojnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

Mbretëria e Bashkuar ka propozuar zhvillimin e një plani të përbashkët paqeje SHBA-Europë për konfliktin e stërzgjatur në Ukrainë.

Kryeministri britanik Keir Starmer e bëri propozimin gjatë një telefonate midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, pasditen e të premtes, 17 tetor.

Sipas një burimi anonim të raportuar për Axios, Starmer do të dëshironte të punonte me Uashingtonin për të hartuar një plan paqeje, duke iu referuar si shembull dokumentit 20-pikësh të Trump për Rripin e Gazës.

Pjesë e telefonatës së përbashkët ishin:

  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
  • Kryeministri britanik Keir Starmer
  • Kancelari gjerman Friedrich Merz
  • Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
  • Presidenti finlandez Alexander Stubb
  • Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store
  • Kryeministri polak Donald Tusk
  • Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
  • Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte

Ndërkohë, takimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky ishte në disa raste i tensionuar, megjithëse pa përplasjet verbale që karakterizuan takimin e parë të tyre më 28 shkurt.

Trump ka refuzuar deri tani të furnizojë Ukrainën me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, duke këmbëngulur në vend të kësaj që Kievi të pranojë bisedime paqeje me Rusinë.

Dy zyrtarë amerikanë thanë në kushte anonimiteti se “përparësia e udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë është ‘diplomacia’ dhe se furnizimi i Kievit me Tomahawk mund ta ‘minojë’ atë”.

Për më tepër, në një deklaratë të botuar në “Truth Social”, Trump i kërkoi në mënyrë implicite Zelensky të pranonte humbjen e territoreve të pushtuara nga trupat ruse: “Është koha të ndalojmë vrasjet dhe të bëjmë një MARRËVESHJE!” shkroi presidenti, duke iu referuar “kufijve të përcaktuar nga lufta dhe guximi”. “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy fitoren, le të vendosë Historia!”

Scroll to Top