Zjarri paralizon aeroportin më të madh të Bangladeshit, anulim fluturimesh

VIDEO/ Aeroporti më i madh i Bangladeshit paralizohet nga zjarri, të gjitha fluturimet anulohen

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal, në Bangladesh. Zjarri, që ka vijuar për gati tre orë, ka sjellë pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve në aeroportin kryesor të vendit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i ngarkesave, duke mbuluar një pjesë të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë të rëndë.

Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë plagosur gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët.

Scroll to Top