Ekuador/ Kamioni shpërthen në trafik, 1 person i vdekur dhe 2 të plagosur
Një kamion ka shpërthyer në një rrugë të ngarkuar në qytetin e Guayaquil në Ekuador, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Majori Jorge Montanero i departamentit të zjarrfikësve të Guayaquil ka deklaruar për mediat se viktima ishte një shofer taksie që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, policia ka nisur inspektimin e të gjithë zonës përreth.
Shumë shqetësuese është fakti se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombë. Policia ka marrë masat për evakuimin e banorëve të zonës ku ndodhi ngjarja.
Shefi i policisë së Guayaquil, Francisco Zumárraga, ka theksuar se ata do të identifikojnë dhe arrestojnë personat përgjegjës për këtë ngjarje.