Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin australian për metalet e rralla
Presidenti Trump njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Australinë lidhur me mineralet kritike dhe metalet e rralla. “Po nënshkruajmë një marrëveshje mbi mineralet kritike dhe metalet e rralla me Australinë, e cila është negociuar gjatë katër deri në pesë muajve të fundit,” tha ai gjatë takimit me kryeministrin australian Anthony Albanese në Zyrën Ovale. Ai shtoi se tarifat, nëndetëset dhe pajisjet ushtarake ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve.
Marrëveshja, e cila u nënshkrua në Sallën e Kabinetit, synon t’i japë Shteteve të Bashkuara më shumë liri veprimi ndaj Pekinit, pas masave të ashpra të Kinës ndaj këtij sektori. Lidhur me procesin e prodhimit të nëndetëseve amerikane në Australi, në kuadër të aleancës Aukus (SHBA-Britani e Madhe-Australi), Trump theksoi se ky proces “do të vazhdojë me shpejtësi”.
