49-vjeçari arrestohet në Kukës pasi hodhi benzinë në hyrjen e një biznesi
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Kukësit. Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi ky i fundit ka derdhur një sasi benzine para një biznesi dhe u ka kërkuar punonjësve dhe klientëve të largohen.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar çdo incident të mundshëm dhe kanë arrestuar autorin. I arrestuari është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe shkaqet që kanë shtyrë 49-vjeçarin të kryejë këtë veprim.
