Britania e Madhe ndan 135M $ për paqe në Ukrainë

Britania e Madhe është gati të ndajë 135 milionë dollarë për kontingjent ushtarak në Ukrainë

Britania e Madhe po konsideron mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë pas përfundimit të armiqësive. Vlerësohet se vendosja e një kontingjenti ushtarak do të kushtojë mbi 100 milionë paund (ekuivalente me 135 milionë dollarë).

Këtë e bëri të ditur Ministri Britanik i Mbrojtjes, John Healy. Ai deklaroi: “Paqja është e mundur. Nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arrin të sigurojë paqen, ne do të jemi të gatshëm të kontribuojmë për ta bërë atë paqe afatgjatë. Kjo kërkon që ne të investojmë dhe të përgatisim trupat tona për t’u vendosur. Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shprehur dëshirën për praninë e trupave britanike në tokën ukrainase nëse situata e kërkon.”

Ministri Healy shtoi: “Unë kam përshpejtuar tashmë ndarjen e miliona paundëve për paqen. Pres që kostoja e kësaj të kalojë 100 milionë paund.”

Scroll to Top