Elman Abdule paraqitet në GJKKO për dosjen Veliaj

Biznesmeni Elman Abdule Paraqitet në GJKKO për Dosjen Veliaj

Biznesmeni Elman Abdule është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai është marrë i pandehur në dosjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku akuzohet për pastrim parash.

Abdule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së arrestit shtëpiak, e cila u vendos ndaj tij me kërkesë të SPAK-ut.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli që prej datës 10 Shkurt, është marrë zyrtarisht i pandehur gjithashtu në këtë çështje.

Scroll to Top