Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë gjatë vizitës së tij në Londër në “Future Resilience Forum 2025”, një forum ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.
I pyetur lidhur me opinionin e tij mbi qëndrimin e Donald Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë, Rama u shpreh me batutë se, edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetëdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël.
Në këtë kontekst, ai theksoi se Shqipëria nuk mund të japë përgjigje mbi çështje globale të këtij niveli.
“Nëse më pyet mua a ka Trump të drejtë, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se Trump ka gjithmonë të drejtë”, u shpreh Rama.
