Aksident në Kukës: 5 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Aksident në Kukës: Përplasen dy automjete, 5 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Qafë Tobli, në Kukës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Scroll to Top