Raporti OSBE/ODIHR: Dyshime për zgjedhjet, presion ndaj administratës

OSBE/ODIHR vë në dyshim zgjedhjet e 11 majit: Nëpunësve të administratës iu bë presion

OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin e plotë mbi zgjedhjet e 11 majit të mbajtura në vend. Raporti thekson se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtetit që disponon.

Më tej bëhet me dije se gjatë këtyre zgjedhjeve, nëpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. Akuza për presion dhe frikësim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votuesit.

Në përfundim, OSBE thekson se kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta.

Pjesë nga raporti:

  • Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta.
  • Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u përballën me frikësim.
  • Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
  • Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative.
  • Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë.
  • Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.
  • Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive.
  • Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.
Scroll to Top