KL Gjyqësor miraton 42 gjyqtarë të rinj dhe rregullore

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton listën: Këta janë 42 gjyqtarët e rinj të Republikës

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi caktimin e 42 gjyqtarëve të rinj në gjykatat e shkallës së parë dhe ato administrative të Republikës.

Në këtë mbledhje, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me fillimin e procedimit disiplinor ndaj një magjistrati. Seanca e re është caktuar për datën 18.11.2025, në orën 10:00.

Gjithashtu, Këshilli mori vendim për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 635, datë 31.10.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, znj. Besjana Garxenaj.

Në mbledhjen e sotme u miratuan dy rregullore të rëndësishme:

  • “Mbi kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesit për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
  • “Mbi transparencën dhe përmirësimin e procesit vendimmarrës në Këshillin e Lartë Gjyqësor”.

Më poshtë është lista e gjyqtarëve të emëruar më datë 31.07.2025:

  • Znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
  • Znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  • Znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
  • Znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
  • Z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
  • Znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
  • Z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
  • Znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Znj. Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
  • Z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
  • Z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
  • Znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
  • Znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  • Znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
  • Z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  • Znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
  • Znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
  • Z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
  • Z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
  • Znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Scroll to Top