“Sanksionet nuk do të na ndikojnë”, Trump në përgjigje të deklaratës së Putinit: Do ta shohim pas 6 muajsh
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane nuk do të kenë “një ndikim të rëndësishëm” në ekonominë e Rusisë. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, i pyetur në Shtëpinë e Bardhë për efektet e sanksioneve, u përgjigj me një buzëqeshje sarkastike: “Do të jem në gjendje t’jua them pas gjashtë muajsh.”
Komentet e dy liderëve vijnë në një periudhë tensionsh të larta mes Uashingtonit dhe Moskës, pasi SHBA vendosi një raund të ri masash ekonomike që synojnë sektorin energjetik dhe financiar rus.
