Stuhi në Zelandën e Re: Grua fluturon nga era e fortë

VIDEO/ Stuhi në Zelandën e Re, era e fortë çon një grua në ajër

Një video po bën xhiron në internet ku shihet një grua që ngrihet në ajër nga era e fortë që ka përfshirë ditët e fundit Zelandën e Re. Për fat të mirë, gruaja nuk u plagos rëndë, pasi në atë moment nuk po kalonte asnjë makinë.

Në pamjet e regjistruara, gruaja shihet duke ecur në trotuar në Wellington, kryeqytetin e Zelandës së Re, ndërsa era është aq e fortë sa lëkund edhe semaforët. Në një moment, ajo humbet ekuilibrin, ngrihet në ajër dhe përfundon në mes të rrugës, pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar në këmbë.

Drejtuesit e makinave që ndodheshin aty frenuan në kohë dhe, për fat të mirë, nuk e goditën gruan.

Scroll to Top