VIDEO/ Të burgosurit kërcënojnë dhe fyejnë ish-presidentin Sarkozy, duke e lënë pa gjumë
Një video, e cila është bërë virale, tregon momentin kur ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, bëhet shënjestër kërcënimesh nga bashkë-të-burgosurit e tij, pavarësisht masave të marra.
Sipas burimeve, të burgosurit i bërtasin dhe i bëjnë kërcënime të ndryshme ish-presidentit, me synimin për të mos e lënë të flejë gjatë natës. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë të burgosur që thërrasin emrin e tij gjatë natës, duke e fyer dhe kërcënuar.
Një ditë më parë, tre të burgosur ishin vënë në ndalim pas rrjedhjes së një videoje, në të cilën ishin regjistruar kërcënime ndaj ish-presidentit.
Prokuroria e Parisit konfirmoi se janë sekuestruar dy telefona celularë dhe se është hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Sarkozit, të cilin e ka marrë përsipër policia.
