Gjashtë celularë të sekuestruar në Burgun e Durrësit

Gjenden pesë celularë në burgun e Durrësit

Një kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, ku mbahen edhe Erion Veliaj, Ilir Beqaj e zyrtarë të tjerë të arrestuar, zbuloi pesë telefona.

Telefonat u gjetën në ambientet e përbashkëta, të fshehura në dyert e dhomave të dusheve në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Për këtë ngjarje, dyshohet se shtetasit Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushji janë posedues, por Drejtoria e Burgjeve nuk ka sqaruar në komunikatën për mediat, nëse vetëm ata ishin përdorues apo ua jepnin telefonat edhe bashkëvuajtësve të tyre në përdorim.

Kontrollet janë zhvilluar në disa dhoma dhe ambiente të përbashkëta, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.

Një burim i mirëinformuar i tha Syri Televizion se edhe qelitë apo sektori ku mbahet Veliaj ka qenë subjekt i kontrolleve, teksa ky i fundit ka një akuzë për mbajtje e përdorim të sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë hetimet vijojnë për mënyrën se si janë futur këto sende të ndaluara në burg dhe nëse ka pasur bashkëpunim me personelin e sigurisë.

Scroll to Top