Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gaza janë të pranueshme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi përfshirjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë në Gaza. Ai theksoi se vetëm Izraeli do të vendosë se cilat vende do të marrin pjesë në këtë forcë.
Marrëveshja e armëpushimit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Hamasit dhe Izraelit, parashikon dislokimin e trupave nga një koalicion kryesisht arab dhe mysliman në territorin palestinez. Megjithatë, Netanyahu, i cili është kundër përfshirjes së Turqisë, një rival rajonal, ka deklaruar: “Ne e kemi bërë të qartë se, për sa i përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne.”
