Moti i keq shkakton probleme qarkullimi në Kukës
Qarku i Kukësit po përballet me probleme në lëvizjen e automjeteve si pasojë e motit të keq, me reshje shiu.
Për shkak të reshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Problematikat më të mëdha janë konstatuar në akset rrugore:
- Kukës–Qafë Mali
- Kukës–Bushtricë
- Kukës–Shishtavec
- Kukës–Kam–Tropojë
- Kukës–Bushtricë–Peshkopi
Në këto akse ka prezencë uji në sipërfaqe dhe rënie gurësh në disa pjesë të rrugës.
Drejtuesve të mjeteve u këshillohet të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit.
Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore.
Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar.
