Itali: 19-vjeçar shqiptar gjendet pa jetë nga vëllai i tij i mitur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare humbi djalin e tyre 19-vjeçar, i cili u gjet pa jetë në shtëpinë e tyre.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Flavio Saraçi. Trupi i tij u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e gjeti të pajetë në dhomën e gjumit. Raporti mjekësor tregon se shkaku i vdekjes ishte një arrest kardiak.
Flavio Saraçi ishte student në Institutin Pacini. Ai duket se nuk kishte probleme të njohura shëndetësore, pasi merrej me sport dhe ishte në gjendje të mirë fizike.
Kryetari i bashkisë së Serravalle, ku jetonte familja shqiptare, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e parakohshme të djalit.
“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë është ndarë nga jeta. Më pyes veten pse Zoti vendos t’i marrë të rinjtë tanë në parajsë, duke ditur që lënë pas prindër, familjarë, miq dhe të gjithë ata që i duan, në dhimbje të thellë. Më pyes veten pse jetë të reja, me kaq shumë ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara, shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve,” ka deklaruar ai.
